Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vetëvrasja e polices së re, dëshironte të ribashkonte prindërit

Vetëvrasja e polices së re, dëshironte të ribashkonte prindërit
August 14
09:51 2016

Detaje të reja janë zbardhur për sa i përket vetëvrasjes së Iroldina Iljazit, inspektores së policisë, e cila gjeti vdekjen duke përdorur armën e shërbimit në shtëpinë e saj. Ajo e ka kryer këtë akt sapo një koleg i saj ka mbërritur në shtëpi për të marrë informacione se pse ajo nuk ishte paraqitur në punë dhe nuk u përgjigjej thirrjeve në telefon.

Sapo ka dëgjuar zërin e kolegut në korridor, ajo ka tërhequr këmbëzën e armës, duke u vetëqëlluar në kokë. Shefi i repartit ku punonte policja e re, Artan Arapi, ka treguar se ajo ishte e ndjeshme si natyrë, por tejet korrekte në punë.

Të afërmit më pas kanë treguar se babai i vajzës ndodhej në Amerikë, ku kishte shkuar që kur vajza nuk kishte lindur ende. Pasi ishin rilidhur pas disa vitesh, babai e ka ftuar Iroldinën t’i bashkohej në Amerikë, por ka refuzuar që kjo e fundit të merrte edhe të ëmën me vete. Kjo pistë është duke u hetuar si një nga arsyet se pse ndodhi edhe akti fatal. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje