Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vetëvaret në qeli i dënuari për plagosje, e shpëtojnë policët

Vetëvaret në qeli i dënuari për plagosje, e shpëtojnë policët
March 21
18:20 2016

Një i dënuar për plagosje ka tentuar vetëvrasjen brenda ambienteve të qelisë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në  ambientet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë.

“Sokol K., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me masën shtrënguese 20 ditë burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje“,në orën 16:45, në dhomat e paraburgimit, ka tentuar të vetëvaret me këllëfin e dyshekut”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Fatmirësisht ngjarja është parandaluar në kohë nga punonjësit e policisë në shërbim, që i kanë dhënë të dënuarit ndihmën e nevojshme mjekësore.

Komento
Etiketimet
Shperndaje