Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vetëplagosja e 17-vjeçarit, në kërkim shoku që fshehu armën

Vetëplagosja e 17-vjeçarit, në kërkim shoku që fshehu armën
September 16
15:44 2016

Nga Anduena Llabani

Paraditen e sotme u raportua për një plagosje në një lokal përballë Parlamentit. Nga hetimet e deritanishme, bëhet fjalë për vetëplagosjen e shtetasit 17-vjeçar me iniciale R. M.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në rrugën “Xhorxh Bush “pranë një lokali shtetasi R.M dyshohet se është vetëplagosur me tre plumba në këmbë. Kanë shkuar menjëherë në vendngjarje shërbimet dhe nga informacionet e marra ka rezultuar se arma nuk u gjet vendngjarje.

Dyshimet e para lidhen se arma dyshohet të jetë fshehur nga shoku i vet, shtetasi M.Xh dhe është larguar. Policia po vazhdon hetimet për gjetjen e shtetasit M.Xh, shok me të dëmtuarin dhe sqarimin e mëtejshëm të situatës. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje