Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Vetëm 34 vjeç, Sanna Marin do të jetë kryeministrja më e re në botë

Vetëm 34 vjeç, Sanna Marin do të jetë kryeministrja më e re në botë
December 09
21:12 2019

Sanna Marin, aktualisht ministrja e Transportit në Finlandë, është gati për tu bërë kryeminisrja më e re në botë, në moshën 34-vjeçare.

Ajo u zgjodh nga partia ku bën pjesë, partia Social Demokrate, si kryeminstrja e re e vendit, pasi lideri i tyre, Antti Rinne dha dorëheqjen. Sanna pritet ta bëjë betimin si numri një i qeverisë më vonë këtë javë.

Marin do të udhëheqë koalicionin e qendrës së majtë, ku bëjnë pjesë dhe katër parti të tjera, të gjitha me kryetare gra, secila prej tyre më e vogël se 35 vjeç.

Kur të hyjë në zyrën e re, Sanna do të jetë kryeministrja më e re në botë, duke lënë pas kreun e qeverisë së Ukrainës, Oleksiy Honcharuk, i cili është 35 vjeç dhe kryeminstren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, 39 vjeç.

Cila është historia e Sanna Marin?

Sipas mediave vendase, ajo është rritur në një familje jo tradicionale, nga mamaja e saj dhe partnerja e së ëmës. Në 2015-ën, Marin u shpreh në një intervistë se kur ishte e vogël ndihej e padukshme, pasi nuk mundej që të fliste me të tjerët për familjen e saj. Por nga ana tjetër, mamaja ka qenë gjithnjë mbështetëse dhe gjatë gjithë jetës i ka thënë që mund të bënte çfarëdo gjëje që dësironte. Më pas ajo arriti të bëhej e para pjestare e familjes që shkoi në universitet.

Ngjitja e Sanna në partinë Social Demokrate ka qenë e shpejtë, duke u bërë administratorja e kësaj force politike për qytetin e Tampere në moshën 27-vjeçare, ndërkohë që nga 2015-ta ka qenë ministre e Transportit dhe Telekomunikacionit. Kryeminsitrja e ardhshme është nënë e një vajze 22-muajshe.

Zgjedhja e saj në krye të qeverisë është një hap i rëndësishëm i Finlandës në luftën për barazi gjinore në politikë, ndërkohë që politikisht, nuk besohet se do të bëjë shumë ndryshime, pasi pritet të qëndorojë besnike me linjën e partisë që përfaqëson, me misionin kryesor për të rindërtuar besimin tek elektorati. /Blitz.al/

Share