Blitz

 Breaking News

Vetëm 16 vjeçe, por adoleshentja shqiptare bëhet kryetare e një njësie të rëndësishme administrative

Vetëm 16 vjeçe, por adoleshentja shqiptare bëhet kryetare e një njësie të rëndësishme administrative
July 14
12:26 2017

Një 16-vjeçare shqiptare nga Kosova është bërë kryetare e Komunës së Gjilanit për 24 orë së bashku me një staf të zgjedhur nga ajo, të gjithë adoleshentë.

Ka qenë vetë kryetari i komunës Lutfi Haziri që i ka dorëzuar pozitën e përkohshme vajzës së re.

“Ne sot po shënojmë një ngjarje të zakonshme në Gjilan. Është traditë e punës në zyrën ku unë kam ushtruar detyrën. Për sot është zgjedhur Festina që ta ushtrojë këtë detyrë. Uroj që sot të keni një ditë të lehtë të punës, por jashtëzakonisht të ngjeshur me aktivitete. Për shkak se më 1 qershor kanë qenë zgjedhjet jashtëzakonshme, detyrën e kryetarit po ia dorëzoj sot një fëmije, në këtë rast Festinës, si kryetarja më e suksesshme e Asamblesë së Fëmijëve në nivel të Republikës”, – tha kryetari Haziri në ceremoninë dorëzimit të detyrës së kryetarit.

“Besoj që kjo simbolikë e ushtrimit të detyrës i përgatit qytetarët tanë për sensibilizimin e të drejtave të fëmijëve për shkollë, për jetë të barabartë dhe përfaqësim sa më dinjitoz. Fëmijët nuk janë vetëm e ardhmja e jonë, por është e sotmja jonë, mbi të gjitha, te të cilët duhet të investojmë në kujdes, edukim dhe në punësimin e tyre”, – shtoi Haziri.

Kurse, Festina Kurteshi e ka falënderuar Hazirin për respektin, duke thënë se do të mundohet që me përkushtimin më të madh ta ushtrojë detyrën e kryetares për 24 orë.

Gjatë ditës, kryetarja Kurteshi dhe ekipi i saj ka takuar fëmijët e mërgimtarëve, ka vizituar shkollën fillore “Thimi Mitko” dhe gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti” për të vazhduar me vizitën në çerdhen“Integj”, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe atë të Administratës.

Në fund të ditës, Kurteshi ka marrë një vendim për realizimin e një projekti të rëndësishëm për komunitetin.

Për këtë arritje, edhe kreu i partisë AKR Behxhet Pacolli ka lavdëruar vajzën 16-vjeçare:

“Miq të dashur,

Mikja ime, Festina Kurteshi (vetëm 16 vjet), nga nesër është kryetarja e re e Gjilanit!

Ta përgëzojmë të gjithë përzemërsisht…

Urime detyra e re, kryetare e punë të mbarë!

Nëse në çdo komunë në Kosovë do të kishim kryetare të komunës si ti, Festinë e dashur, Kosova do të ishte shumë ndryshe, sigurisht shumë më mirë!” – shkruan ai. /Blitz.al/

Share