Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vetëhelmohen dy 20-vjeçare në Urën Vajgurore, në gjendje të rëndë në spital

Vetëhelmohen dy 20-vjeçare në Urën Vajgurore, në gjendje të rëndë në spital
September 07
10:26 2019

Depresioni dhe problemet sentimentale kanë çuar drejt aktit të vetëhelmimit dy 20-vjeçare në qarkun e Beratit. Adelajda Caushi, 20-vjeçe, nga fshati Ura e Kuçit në Urë-Vajgurore dhe Anila.K. 20-vjeçe, nga lagjia “11 Janari” në qytetin e Kuçovës, kanë mbërritur pranë Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burimet zyrtare pranë këtij reparti kanë deklaruar se vajzat kanë pirë medikamente helmuese që përdoren në bujqësi dhe kanë mbërritur në Urgjencën e Beratit në gjendje kritike për jetën.

Të njëjtat burime tregojnë se vajzave u është dhënë ndihma e parë mjekësore pranë këtij reparti dhe më pas janë dërguar me urgjencë me autoambulanca drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Policia konfirmoi se,vajzat janë helmuar në banesat e tyre në kushte të rënda depresioni. Dy 20-vjeçaret kanë qënë të fejuara dhe dyshohet se shkak për ndërmarrjen e aktit të vetëhelmimit, kanë qënë problemet dhe konfliktet e shpeshta me partnerët e tyre, gjë që është pohuar në polici edhe nga deklaratat e dhëna nga familjarët e dy vajzave.

Vetëhelmimi me medikamente të ndryshme duket se ka pasur një trend në rritje në qarkun e Beratit, ku vetëm këtë vit janë vetëhemuar rreth 23 vajza nga mosha 18-35 vjeçe, dy prej të cilave kanë gjetur vdekjen pas konsumimit të lëndës helmuese “fostoksinë”. /Blitz.al/

Burimi: Syri.net

Komento
Shperndaje