Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vetëdeklarimi, Harito: 20,000 punonjës rrezikojnë të shkarkohen

Vetëdeklarimi, Harito: 20,000 punonjës rrezikojnë të shkarkohen
April 21
12:45 2016

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, foli ditën e sotme për procesion e vetëdeklarimit në administratë. Gjatë deklaratës jashtë ambienteve të Kuvendit, ministrja bëri me dije se punonjësit e administratës po mbushin formularët e vetëdeklarimit.

Megjithatë, ajo theksoi se mbi 20 mijë persona që punojnë në administratën shtetërore, ende nuk kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Harito theksoi se nëse formulari nuk dorëzohet deri ditën e fundit të afatit, më 5 maj, ata rrezikojnë të shkarkohen nga puna.

“Është e rëndësishme që çdo njeri të bëjë vetëdeklarimin se ligji e parashikon kështu. Deri në 5 maj është afati i fundit dhe çdo njeri që është subjekt i ligjit, shkarkohet automatikisht nga puna nëse nuk e dorëzon. Unë vetë e kam plotësuar, fare i thjeshtë, s’ka asnjë vështirësi”, – është shprehur Harito.

Komento