Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vera s’ka mbaruar ende: ja kur do të rikthehet sërish i nxehti përvëlues!

Vera s’ka mbaruar ende: ja kur do të rikthehet sërish i nxehti përvëlues!
August 15
16:29 2019

I nxehti afrikan preku dhe vendin tonë ditët e fundit, duke bërë që orët e mesditës të ishin të papërballueshme në ambient të hapur. Dy ditët e fundit u njoftuan vranësira dhe ulje temperaturash me disa gradë, por mos u gëzoni sepse vera e nxehtë s’ka mbaruar ende.

“Dita e premte, si edhe fundjava paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, më të dukshme në zonat malore. Parashikohet që edhe java tjetër të jetë në ndikimin e motit të kthjellët duke qenë se priten sërish masa ajrore me origjinë Afrikane.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë rritje graduale në të dy vlerat termike ditore duke bërë që termometri të shënojë në fundjavë nga 10⁰C mëngjesi deri në 35⁰C mesdita.”- shkruan MeteoAlb.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje