Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vendoset tritol në makinën e kirurgit të QSUT-së, shkak bëhet detyra e tij

Vendoset tritol në makinën e kirurgit të QSUT-së, shkak bëhet detyra e tij
January 23
09:59 2019

Dalin detaje të reja pasi një makinë e parkuar në lagjen “Belul Hatibi”  në kryeqytet u dëmtua në pjesën e pasme nga shpërthimi i një tritoli.
Sipas “BalkanWeb” shtetasi D.H. pronari i mjetit është një mjek kirurg në QSUT. Referuar burimeve policore, dyshohet se tritoli në mjetin e mjekut është vendosur për shkak të profesionit të tij.
Blutë e Tiranës po hetojnë për ndonjë konflikt të mundshëm ku mund të jetë përfshirë, ndërsa po mblidhen kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja.

Më herët policia sqaroi se në makinë ishte vendosur një sasi të vogëltritoli, nga shpërthimi i të cilës janë shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit./blitz.al/

Komento
Shperndaje