Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vendoset sot në KQZ për referendumet e kërkuara nga PD

Vendoset sot në KQZ për referendumet e kërkuara nga PD
March 18
18:39 2016

Partia Demokratike ka kërkuar mbajtjen e referendumeve për tri çështje që, sipas saj, prekin drejtpërdrejt qytetarët e Tiranës, ndaj duhet të jenë këta të fundit që duhet të vendosin. Këto çështje specifikisht janë:

  • vendimi i Bashkisë së Tiranës për parkimin nëntokësor në zonën e parkut “Rinia”;
  • ndërtimi i objekteve social/kulturore dhe administrative në anë të Korpusit të Universitetit Politeknik;
  • ndërtimi i këndit të lojërave në parkun e liqenit.

 

Këshilltarët e djathtë janë të mendimit se këto vendime të bashkisë cënojnë hapësirat publike në vend, ndaj për aq kohë sa këto projekte kryhen edhe pa transparencë, duhet të jenë vetë qytetarët që japin mendimin e tyre nëpërmjet referendumit.

Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i shqyrtojë këto kërkesa.

Shperndaje