Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vendimi i Trump: Në maj, ambasada amerikane zhvendoset në Jeruzalem!

Vendimi i Trump: Në maj, ambasada amerikane zhvendoset në Jeruzalem!
February 23
21:53 2018

Ambasada e re e SHBA në Jerusalem do të hapet në maj të këtij viti, vendim që përkon me 70 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Izraelit.

Lajmi në fjalë u bë i ditur këtë të premte nga zyrtarë të administratës presidentit Donald Trump.

“Times of Israel” ka shkruar se qeveritarët thanë: “Kongresi është duke u njoftuar për masat, ndërkohë që Sekretari i Shtetit Rex Tillerson nënshkroi këtë të enjte planin e sigurisë për ambasadën e re.

Inaugurimi i Konsullatës së re ishte planifikuar për në mes të majit, edhe pse zv.presidenti Mike Pence kishte deklaruar më herët se ambasada nuk do të hapej deri në fund të vitit 2019. Por pas disa lëvizjeve të shpejta u bë e mundur që ambasada të hapej në këtë muaj simbolik për Izraelin.

Komento
Shperndaje