Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vendimi: Fullani s’do rikthehet në detyrë, fiton 12 paga dëmshpërblim

Vendimi: Fullani s’do rikthehet në detyrë, fiton 12 paga dëmshpërblim
June 02
11:39 2016

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi këtë të enjte dëmshpërblimin me 12 paga të ish-Guvernatorit Ardian Fullani, por rrëzoi të gjitha kërkesat e tjera që Fullani kishte bërë në gjykatë përmes avokatëve të tij. Konkretisht, gjykata ka rrëzuar kërkesën e Fullanit për rikthim në detyrë.

Në padinë e tij, ish-Guvernatori i Shqipërisë kërkoi shfuqizimin e vendimit për “zhveshjen” nga detyra të Guvernatorit, dëmshpërblim për pagat e mohuara si dhe dëmshpërblim moral. Duke qenë se mandati i tij do duhej të përfundonte në Nëntor 2018, Fullani ka kërkuar pagën e tij për 50 muaj.

Sa i takon kërkesës së Fullanit për dëm moral, juristi i Bankës së Shqipërisë pretendoi se ish-Guvernatori është shkarkuar konform procedurave, për shkak të shkeljeve ligjore gjatë ushtrimit të detyrës dhe jo për shkak të dyshimeve për përfshirje në skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë.

Komento