Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vëllezërit Xhaka pas ndeshjes: Shqipëria ka shanse të fitojë. Trajneri: Na mundën emocionet

Vëllezërit Xhaka pas ndeshjes: Shqipëria ka shanse të fitojë. Trajneri: Na mundën emocionet
June 11
17:54 2016

Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Zvicër, e cila përfundoi me rezultatin 0-1, mesfushori Taulant Xhaka tha se kuqezinjtë i patën mundësitë e tyre, megjithatë mbetet për tu parë performanca në vijim. I pyetur për takimin me të vëllanë Granitin përpara nisjes së ndeshjes, ai tha se të dy ata janë të fokusuar tek skuadrat për të cilat luajnë.

“Absolutisht nuk u mërzita, ishte mendim i trajnerit. Duhet të pyesim trajnerin.”, tha Taulant Xhaka i pyetur nëse e mërziti vendimi i trajnerit për ta zëvendësuar.

Edhe Graniti Xhaka vlerësoi paraqitjen e Kombëtares Shqiptare në fushë. Lidhur me përballjen e dy skuadrave, ku ai me të vëllanë luajtën kundër njëri-tjetrit, Granit Xhaka tha se ishte një ndeshje miqësore. “Kjo është magjia e futbollit”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, trajneri i kuqezinjve ia faturon emocioneve këtë humbje përballë Zvicrës. “Paguam shumë emocionet e minutës së parë, e herës së parë. Luajme më mirë kur nuk kemi asgjë për të humbur. Gjëja më pozitive sot është që me 10 vetë kishim dy mundësi të arta për të shënuar gol”, tha De Biasi.

Burimi: Top Channel