Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Vëllai i Diena Karanxhës rrëfen mes emocionesh momentet e saj të fundit dhe historinë që e ndjera la pas

Vëllai i Diena Karanxhës rrëfen mes emocionesh momentet e saj të fundit dhe historinë që e ndjera la pas
December 04
10:30 2019

Që prej natës së tmerrshme të 26 nëntorit, vëmendja e gjithë shqiptarëve ka qenë nga zonat e prekura nga tërmeti, personave që humbën shëpitë e tyre apo më keq akoma, që fatkeqësisht humbën famljarët.

‘Top Story’ ka zbardhur disa detaje më tepër lidhur me historitë e atyre që humbën jetën, me anë të një emisioni të titulluar “Pabesia”. Padyshim një prej historive më prekëse ishte ajo e Diena Karanxhës dhe vogëlushes së saj Esielës, të cilat humbën jetën në tragjedinë që las pas tërmeti.

Nga komunikimi me vëllain e Esielës, Marildo Meçja, ai rrëfeu se e kishte parë të motrën një javë para tragjedisë, kur ky kishte ardhur për vizitë në Shqipëri. Sipas Marildos, banesa ku jetonin të afërmit e tij kishte patur disa krisje që nga tërmeti i shtatorit, por ata të cilët kishin verifikuar kolonat kishin deklaruar se nuk kishin dëmtime. “Ishin vështrime jo profesionale”- tregon vëllai i Dienës.

Lidhur me tragjedinë, vogëlushja Esiela u nxorr e pajetë nga rrënojat vetëm pas 12 orësh, ndërsa nëna e saj dy orë pas të bijës. Diena ishte gjallë, por sipas Marildos, dhimbja për të bijën i solli vdekjen.

Një orë para se ta nxirrnin, ishte koshiente, por momentet pasi mbesën e nxorrën pa frymë nga rrënojat, Diena më thonin kishte ankime, kishte humbur forcat, se më përpara ishte e fortë, kapedane, rezistente”- ka rrëfyer mes emocionesh Meçja.

Historia e familjes së Dienës ishte e trishtë, pasi kishte humbur bashkëshortin në moshën 38-vjeçare para disa vitesh. Marildo ka treguar se për të motrën, i shoqi ishte dashuria e jetës. E pikërisht në një kohë kur sapo e kishte marrë pak veten nga humbja e tij, Diena u përball me tragjedinë e tërmetit. I vëllai i së ndjerës me të drejtë beson se përgjegjës për këtë nuk është vetëm fenomeni natyror, por edhe ata të cilët kanë abuzuar me cilësinë e ndërtimit.

Kam bindje që shteti do të bëjë atë që duhet për drejtësi e të vendosen gjërat në vijë, se ndryshe sistemi shqiptar nuk ka më kuptim”- shprehet në fund Marildo.

Burimi: Top Channel

Share