Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vëllai i Barack Obama-s habit me deklaratën e tij: Do të votoj për Donald Trump!

Vëllai i Barack Obama-s habit me deklaratën e tij: Do të votoj për Donald Trump!
July 25
16:57 2016

Vëllai i Barack Obama-s ka bërë të ditur se në zgjedhjet presidenciale amerikane, që do të zhvillohen në muajin nëntor, ai do të votojë për Donald Trump.

Malik Obama, një kontabilist në Kenia, është 57 vjeç, ka jetuar më parë në Maryland dhe është ende i regjistruar si banues për të votuar në atë vend. Ai ka në plan të udhëtojë drejt SHBA-ve në nëntor për t’ia dhënë votën e tij kandidatit republikan për president, Donald Trump.  Malik është shprehur se arsyeja përse  ka vendosur të votojë për Trump është skandali mbi përdorimin e një serveri privat email-i  nga Hillary Clinton në kohën kur ajo ka qenë në pozicionin e sekretares së Shtetit, kur gjysmë vëllai i tij Barack ka qenë president. Jo vetëm kjo, por ai është shprehur i zhgënjyer  për sa u përket komenteve të saj për vdekjen e një miku personal të tijin, liderit libian, kolonelit Muamar Gadafi. “Më pëlqen Donald Trump sepse flet me zemër”,- është shprehur Malik.

Kujtojmë se Barack dhe Malik janë vëllezër nga i  njëjti baba, por me nëna të ndryshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje