Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vëllai i 35-vjeçares: Pas vdekjes së motrës më shoqëruan në polici

Vëllai i 35-vjeçares: Pas vdekjes së motrës më shoqëruan në polici
September 16
10:39 2016

Aida Cajka, e cila humbi jetën mëngjesin e sotëm me foshnjën e saj, ka lënë dy fëmijë pas. Vëllai i 35-vjeçares, Fatjon Toska, ka thënë  se askush nuk i ka dhënë shpjegime për vdekjen e motrës,  por mjekët dhe drejtoresha e spitalit jepnin versione të ndryshme.

“Mjekët thanë se fëmija ishte gjallë, por nuk kanë dokumente që vërtetojnë ekografinë.  Më kërkuan lejë për ta bërë operacion pasi bashkëshorti i saj nuk ndodhej këtu, por mjekët u larguan dhe vetëm një mjek i bënte mesazh kardiak. Diçka nuk po shkonte dhe pyeta se çfarë kishte ndodhur, por më thanë të pyesja vetë. Në ato momente i rashë xhamit dhe ai u thye dhe më pas më shoqëruan në polici. Nuk e di ende shkakun e  vdekjes së motrës dhe mbesës. Mjekët thonë se foshnja ishte gjallë, ndërsa drejtoresha tha se foshnja ishte e vdekur”,- ka thënë ai.

Vëllai dhe familja e Aida Cajkës kërkojnë drejtësi në zbardhjen e ngjarjes./Blitz.al/

Shperndaje