Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veliaj: Të presim sot kthimin e yjeve të Kombëtares

Veliaj: Të presim sot kthimin e yjeve të Kombëtares
June 23
09:30 2016

Barazimi i djeshëm në ndeshjen Hungari-Portugali hoqi shpresat për kualifikimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Me eleminimin nga “Euro 2016”, lojtarët e Kombëtarës Shqiptare nisën dje përgatitjet për kthimin në Atdhe.

Ndërkaq mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryebashkiaku Erion Veliaj fton qytetarët shqiptarë që të jenë të pranishëm në orën 17:00 në “Tirana Fan Zone” për të pritur yjet e Kombëtares.

“Sot e gjithë Tirana e veshur kuqezi do jetë në ‪#‎TiranaFanZone në orën 17:00 për të pritur yjet e kombëtares. Nëse jeton buzë rr. Dritan Hoxha dhe rr. Durrësit brohorit kalimin e tyre nga ora 4 gjer 5, i dallon nga autobuzi i kuq. Forca, të tregojmë se Tirana jonë e çmon pafund punën e talentin e tyre!”, shkruan Veliaj në “Facebook”.