Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veliaj: Ta çojmë vendin në drejtimin e duhur, më të fortë dhe më të bashkuar

Veliaj: Ta çojmë vendin në drejtimin e duhur, më të fortë dhe më të bashkuar
March 19
10:23 2016

 

Në hapjen e punimeve të Kongresit të PS-së, kryebashkiaku i Tiranës ka apeluar për bashkim, për të drejtuar vendin në rrugën e duhur.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherazi sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, ka hapur punimet e Kongresit të PS-së. Në fjalën e tij, Veliaj u uroi mirëseardhjen delegatëve të Partisë Socialiste.

“PS, prej dy vitesh, është duke drejtuar në mënyrën e duhur Shqipërinë. Ne socialistët jemi në rrugën e duhur, jemi aleatë në rrugën e përbashkët. Kemi kaluar ditë të vështira, do të vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ne jemi shërbëtorë të përulur të vendit. Shqiptarët besojnë te ne, na kanë besuar ligjet e punës, shëndetin, jetën e tyre, ja pse ne e marrim shumë seriozisht punën tonë. Nevojitet që të jemi në lartësinë e duhur pasi shqiptarët na kanë dhënë besimin e tyre”, – tha ndër të tjera Veliaj.

Sa u takon zhvillimeve të sotme të Kongresit, Veliaj tha se është i vetëdijshëm për debatet që do të karakterizojnë punimet, por, siç u shpreh, “debati është i mirë”.

“PS nuk është qëllim në vetvete, as kryetari i partisë dhe as sekretari i Përgjithshëm. Ne të gjithë jemi mjete në duar të PS-së. Të hënën, Shqipëria pret që ne të përveshim mëngët, ndaj shpresoj që nga Kongresi të dalim më të fortë dhe më të bashkuar”, – tha ai në përfundim të fjalës së tij.

Komento
Shperndaje