Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veliaj: Presim oferta më të mira për privatizimin e UKT-së

Veliaj: Presim oferta më të mira për privatizimin e UKT-së
August 24
13:47 2016

Gjatë inspektimit të punimeve të kanalizimeve në Shkozë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se “në këtë zonë të Uzinës së vjetër, vetëm në adresë ishte Tiranë, sepse jetesa nuk ishte si në Tiranë”.

Ai bëri të ditur që falë investimeve është arritur një menaxhim më i mirë i UKT-së, ndërmarrjes që sot ka një bilanc shumë më pozitiv dhe që ka fituar interesimin e kompanive të ndryshme për ta privatizuar.

“Kemi marrë disa oferta dhe shprehje interesi. Jemi ende në një proces negociatash dhe dua t’i garantoj qytetarët që do të bëjmë më të mirën, derisa të bindemi që kemi marrë ofertën më të mirë për privatizimin e UKT-në. Së pari, ky është një kompliment për punën e UKT-së, është e para kompani nga 61 ujësjellësit e bashkive e reja që merr një vlerësim të tillë dhe po kuotohet në treg falë performancës në rritje edhe arkëtimeve nga qytetarët, që janë shumë më të përgjegjshëm me përdorimin e ujit të pijshëm, dhe faktit që është dyfishuar nga 6-7 orë në 13-14 orë furnizimi me ujë në Tiranë”, deklaroi kryebashkiaku.

Nëse privatizimi do të kryhet me sukses, Veliaj tha se do të ketë vetëm efekte shumë pozitive në furnizimin me ujë të pijshëm të familjeve dhe bizneseve, pa ndikuar në çmimin e ujit. .Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje