Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veliaj: Parkingu te sheshi “Skënderbej”, nën administrimin e bashkisë

Veliaj: Parkingu te sheshi “Skënderbej”, nën administrimin e bashkisë
August 09
18:28 2016

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka cilësuar projektin për sheshin “Skënderbej” si projektin më të ndërlikuar. Ai bëri me dije se nuk do të ketë qendra tregtare dhe se për projektin në fjalë është kërkuar një shtesë që ka të bëjë me parkingun. Ky parking nuk bëhet me fondet e qeverisë, por të Bashkisë së Tiranës.

“Besojmë që në një kohë prej 6-7 muajsh ne mund të prodhojmë një parking aty, pronë e Bashkisë së Tiranës. Hapësira e parkingut kur kemi aktivitete të caktuara, mund të përdoret fare mirë si kudo në botë. Në nëntokë mund të bëhen panaire, siç kemi bërë biofest apo aktivitete të ndryshme”,- është shprehur Veliaj.

Parkingu nëntokësor i këtij projekti do ketë një kapacitet prej 300 vendesh. Drejtuesit e automjeteve do të paguajnë për orë qëndrimi sipas tarifave që do të vendosë Bashkia e Tiranës. Punimet për sheshin “Skënderbej” pritet të nisin në vjeshtë dhe të zgjasin rreth 7 muaj. /Blitz.al/

Komento