Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veliaj njofton startimin e Trofeut çiklistik në Tiranë

Veliaj njofton startimin e Trofeut çiklistik në Tiranë
August 01
11:24 2016

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto shkëputur nga gara e zhvilluar ditën e djeshme. Bëhet fjalë për raundin e parë të Trofeut çiklistik, që organizohet nga Bike Club Albania në bashkëpunim me Pilot.al dhe APR-Bashkia Tiranë, përcjell Blitz.al.
“Albania Enduro Series – Raundi i Parë i Trofeut çiklistik i përbërë nga gara të tipit Mountain Bike Enduro. Ky trofe organizohet nga Bike Club Albania me suportin e Pilot.al dhe APR – Bashkia Tiranë. Fotot nga gara e dt. 31 Korrik Sheshi Nënë Tereza – Kodra Vaqarr me çiklistë amatorë dhe profesionistë. #APRTIRANA #Pedalon#JetesaAktive”, shkruan Veliaj. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje