Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veliaj: “Në prill do të prishen të gjitha ndërtesat e pahipotekuara që kanë zaptuar liqenin”

Veliaj: “Në prill do të prishen të gjitha ndërtesat e pahipotekuara që kanë zaptuar liqenin”
March 19
16:00 2016

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, gjatë një aktiviteti për mbjelljen e 200 pemëve, ka pohuar se në  muajin prill do të nisë prishja e mbi 100 ndërtesave pa leje në zonën e parkut të liqenit.

Sipas tij, do të prishen të gjitha ndërtesat e palegalizuara e të pahipotekuara që kanë zaptuar liqenin. Veliaj ka bërë me dije se do të vendosen kufizime të rrepta për lavazhet dhe parkingjet në këtë zonë. Me qëllim kryesor mbrojtjen e parkut, bashkia ka vendosur të mbyllë hyrjet për mjetet motorike, duke përfshirë këtu edhe hyrjen pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë.

“Më duket e paarsyeshme që në 4 vitet e fundit kanë lulëzuar më shumë kafenetë, parkingjet, lavazhet dhe të gjitha hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme sesa këndet e lojërave për fëmijë apo hapësirat për të mbjellë pemë në parkun e liqenit”, -është shprehur Veliaj.

 

Komento
Shperndaje