Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veliaj ndalon importin e qenve pitbull në Shqipëri: “Meshkujt që i mbajnë janë të frustruar seksualisht!”

Veliaj ndalon importin e qenve pitbull në Shqipëri: “Meshkujt që i mbajnë janë të frustruar seksualisht!”
June 12
16:48 2018

 

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur në emisionin e Ilva Tares, “Tonight” se është në shqytim një plan lidhur me adoptimin dhe mbajtjen e qenve pitbull nga të rinjtë në Shqipëri.

Sipas Veliajt, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi po diskutohet një plan për ndalimin e importit të qenve pitbull në vend dhe duke mos lejuar personat e etiketuar nga ai si “laca” të mbajnë një të tillë.

“Këta të frustruarit e tjerë që mbajnë pitbulla. Një mashkull duhet të jetë seksualisht rëndë i frustruar që të shëtisë me pitbull. Ka probleme që vetëm Frojdi mund t’i zgjidhë. Këta njerëz do të duhet të përballen me ligjin. Unë jam radikal. Besoj që disa kafshë që në të gjithë botën statistikisht jo vetëm sulmojnë më shumë, por edhe kafshojnë me efekt vdekjeprurës nuk duhet të jenë fare. Kam diskutuar me ministrin e Bujqësisë sepse Shërbimi Veterinar për kafshët shtëpiake është i Ministrisë së Bujqësisë, kur ai për kafshët e rrugës është i bashkisë së Tiranës.”, – është shprehur Veliaj.

“Edhe unë dhe Niko jemi radikal po diskutojmë që të ndalohet komplet importi i këtyre kafshëve agresive dhe në pamundësi për të patur Frojdin që asiston për të gjithë këta meshkuj të frustruar, të kemi mënyra të tjera, si gjoba, apo konfiskim. Zakonisht janë ata që në gjuhën popullore do të jetë kategoria e lacave që shëtisin me pitbull që të fitojnë respekt, që nuk e fitojnë dot ndryshe nga popullsia. Ky është mendimi im jo shkencor. Duke parë prototipa që lëshojnë qenë të tillë ose i vënë të zihen për baste, më rezulton që populli nuk e ka fare gabim këtë përkufizim”, – ka përfunduar kryebashkiaku. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje