Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veliaj: Muze lëvizës në rrugët e Tiranës, për të shpërndarë sa më shumë dije

September 30
18:47 2016

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një foto ku flitet për idenë e një muzeu lëvizës.

Me qëllim promovimin e kulturës shqiptare edhe më shumë te të rinjtë, Bashkia e Tiranës ka menduar krijimin e një muzeu lëvizës, që në çdo ndalesë të tij do të shpërndajë sa më shumë dije te të rinjtë.

“Çdo copëz e kulturës tonë na bën të ndihemi krenar. Muzeu lëvizës në autobuz në çdo ndalesë të tij do të shpërndajë sa më shumë dije te të rinjtë! #edukim #trashëgimi #muzeulëvizës”, – citohet bashkangjitur fotos. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje