Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veliaj: Fund mësimit me dy turne në shkolla

Veliaj: Fund mësimit me dy turne në shkolla
September 03
15:17 2016

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në punimet e nisura së fundmi për ndërtimin e shkollës së re në zonën e Kombinatit. Shkolla “Betim Muço” është e dyta që nisi të ndërtohet në kuadër të projektit për ndërtimin e 20 shkollave në Tiranë, të cilat do t’i japin fund mësimit me dy turne.

“Ne do të vazhdojmë gjatë këtij viti me hedhjen e themeleve për shkolla të reja. Kjo është e vetmja mënyrë se si mund të eliminojmë klasat me dy turne”, – është shprehur Veliaj, i cili theksoi se është e vështirë që të pretendohen qytetarë të mirë dhe një Tiranë dinjitoze në rast se fëmijëve nuk u sigurohen kushtet normale në institucionet arsimore.

Më tej, ai bëri me dije se pasi firma të përfundojë ndërtimin e shkollës do të nisë pagesa e kësteve. Kryebashkiaku sqaroi se shkolla e re do të ketë ambientet e nevojshme për mësimdhënie dhe disa ambiente sportive që do të vihen në shërbim të komunitetit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje