Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veliaj: Etja për një pikë ujë në park merr fund

Veliaj: Etja për një pikë ujë në park merr fund
August 13
15:22 2016

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar instalimin e tre çezmave të reja në Parkun e Madh të Liqenit Artificial në kryeqytet. Ai bën me dije se çezmat e reja që do të shuajnë etjen e qytetarëve janë vendosur në zona kyçe, ku është edhe fluksi më i madh i frekuentuesve, por edhe aty ku dikur ka pasur çezma.

Më tej, ai apelon për mirëmbajtjen dhe përdorimin e tyre me kulturë dhe bën me dije se do të vijohet me instalime të tjera.

“Etja për një pikë ujë në park merr fund! Tani të gjithë ata që duan të freskohen e shuajnë etjen apo shpëlahen pas një djersitje e pastrohen pas një loje janë të shërbyer me ujë të pastër, të pijshëm e të rrjedhshëm 24/7”, – shprehet ai ndër të tjera. /Blitz.al/

#Repost @aprtirana ・・・ APR me një donacion nga firma ICDQ (Eurokey) dhe me mjeshtrat tanë duarartë mundësoi instalimin e tre çezmave të reja për Parkun e Madh të Liqenit Tiranë. U kujdesëm që vendosja të ishte në zona kyçe e sa më pranë fluksit të frekuentuesve por edhe aty ku dikur ka patur çezma. Sëbashku me UKT kemi zëvendësuar rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kohëzgjatjen e furnizimit. Etja për një pikë ujë në Park merr fund! Tani të gjithë ata që duan të freskohen e shuajnë etjen apo shpëlahen pas një djersitje e pastrohen pas një loje janë të shërbyer me ujë të pastër, të pijshëm e të rrjedhshëm 24/7. Lutemi t’i mirëmbajmë e t’i përdorim me kulturë! APR do vijojë me instalime të reja. #EtjaNëParkMbaroi #APRTIRANA www.aprtirana.al

A photo posted by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

Komento