Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veliaj: Do të ndërtojmë mbikalim te “Shqiponja”

Veliaj: Do të ndërtojmë mbikalim te “Shqiponja”
January 09
15:23 2017

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka deklaruar se do të ndërtohet një mbikalim te zona dalëse dhe hyrëse e Tiranës, pranë rrethrrotullimit të “Shqiponjës”, që ndan rrugët mes Laprakës, Unazës së Madhe dhe daljes në autostradën e Durrësit dhe rrugën e Kamzës.

Këto deklarata kryebashkiaku i ka bërë në emisionin e mëngjesit të sotëm në Vizon Plus, ku shtoi se ndërtimi i këtij mbikalimi do të lehtësonte njëherë e mirë trafikun në Tiranë, pasi është një nga nyjat me më shumë trafik në kryeqytet.

“Është pjesë e planit të ri urbanistik, presim që të bëhet projekt dhe presim ta financojmë”,- tha ndër të tjera Veliaj.

Mbikalimi te “Shqiponja” do të jetë i njëjtë me stilin e atij që do të ndërtohej te zona e “Zogut të Zi”, që më pas u prish nga qeveria “Berisha”. /Blitz.al/

Shperndaje