Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veliaj: Brenda nëntorit, i japim fund trafikut në qendrën e Tiranës

Veliaj: Brenda nëntorit, i japim fund trafikut në qendrën e Tiranës
October 28
14:06 2016

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri me dije se brenda muajit nëntor, qendra e Tiranës do të çlirohet nga trafiku. Mësohet se kanë nisur punimet për zhvendosjen e nënstacionit elektrik që do të mundësojë zgjerimin e rrugës dhe funksionimin e plotë të Unazës së Vogël.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është njohur me detajet e operacionit, vlerësoi punën e deritanishme. Ai sqaroi se festat e nëntorit do ta gjejnë Tiranën të çliruar nga trafiku dhe rrëmuja që kanë shkaktuar punimet.

“Me të mbaruar ky proces, që besoj do zgjasë edhe disa ditë, do të vazhdojmë me përfundimin e rrugës për të hapur Unazën e Vogël të Tiranës. Ajo që presim në këtë fazë të fundit është që, kur të vijnë festat e Çlirimit dhe të Pavarësisë, të na gjejnë të çliruar nga trafiku dhe të pavarur nga rrëmuja e punimeve në qendër të Tiranës, për të pasur një çlirim dhe pavarësi edhe të Tiranës në fund të nëntorit”.

Kryetari i Bashkisë deklaroi se falë ritmeve me të cilat ka ecur puna deri tani, edhe sheshi “Skënderbej” do të përfundojë brenda verës së ardhshme. /Blitz.al/

tir2

tir3

Komento
Etiketimet
Shperndaje