Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veliaj: 13 projekte për Tiranën. Piramida do t’u kthehet qytetarëve

Veliaj: 13 projekte për Tiranën. Piramida do t’u kthehet qytetarëve
October 10
11:36 2016

Në prezantimin e planit urbanistik të kryeqytetit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri me dije se pritet që 13 projekte të shndërrojnë kryeqytetin duke e kthyer në një metropol të denjë për qytetarët e saj.

Pjesë e këtyre projekteve që do të përfshijnë çdo zonë të Tiranës është edhe piramida. Kryebashkiaku siguroi se së shpejti, ajo nuk do të ketë më këtë pamje që ka sot, por do të kthehet në një godinë funksionale në shërbim të qytetarëve.

Veliaj theksoi se qëllimi është që Tirana të shndërrohet në një magnet për banorët e provincave të Shqipërisë që duan një jetë më të mirë: “Nuk ka të drejtë kush të thotë: Unë erdha i pari në Tiranë, mos të vijnë të tjerë”. Pse more zotëri, kush je ti? Zoti?”

Në reagimin e tij ndaj qytetarëve që kundërshtojnë ndërtimin e pallateve shumëkatëshe, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se është më mirë të zësh 100 metra katrorë e të ndërtosh një pallat shumëkatësh sesa të zësh 500 metra katrorë: “Nëse kemi 500 metra katrorë a nuk është më inteligjente të përdorim vetëm 100 metra katrore dhe ta bëjmë 10 katësh, pasi ajër kemi, hapësira s’kemi. Më mirë shko sipër dhe na liro tokë ku të luajnë fëmijët, ku të zhvillohen hapësira publike”.

Në prezantimin e planit urbanistik të Tiranës, arkitekti italian Stefano Boeri u shpreh se Tirana e ardhshme do të ketë jo vetëm pallate, por do të jetë dhe një oaz natyror, me një unazë të dytë e të tretë vetëm për këmbësorët që do alternohet me unazën e parë e të pestë që do jetë për automjetet.

“Janë bërë dy vite raporte monitorimi që lejojnë zbatimin e hartës së planit të përgjithshëm rregullues. Një nga çështjet kryesore është të kthejmë sasinë në cilësi dhe të ripërkufizojmë disa shtresa të rëndësishme të qytetit, sidomos atë publike
Lëvizshmëria e qëndrueshme, kushtet gjeo-politike, aksesibiliteti, pjesa bujqësore janë burimet e vërteta sepse tani jemi duke konsideruar një territor 25 herë më të madh.
Infrastruktura është një nga çështjet kryesore për të arritur në hapësirën cilësore të metropolit”,- është shprehur Veliaj ndër të tjera. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje