Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdes pasi e zënë poshtë revistat porno të mbledhura në vite

Vdes pasi e zënë poshtë revistat porno të mbledhura në vite
March 03
16:45 2017

Një 50-vjeçar nga Japonia ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga grumbulli i revistave porno të mbledhura ndër vite, që ai i kishte stivuar në murin e shtëpisë.

Burri me emrin Joji është gjetur poshtë revistave nga pastruesi i shtëpisë ku ai jetonte me qira prej shumë vitesh.

Sipas “Asia Wire”, pastruesi ka thënë se pasi ka lëvizur masën e madhe të revistave të rrëzuara, ka parë trupin e pajetë të personit  e më pas ka lajmëruar policinë.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse personi në fjalë ka humbur jetën nga ndonjë shkak tjetër dhe ka rënë poshtë revistave apo shkak për vdekjen e tij është bërë rënia mbi të e mijëra revistave që ai kishte mbledhur për vite me radhë. /Blitz.al/

Shperndaje