Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdes mjeshtri rus i shahut

Vdes mjeshtri rus i shahut
November 29
16:19 2016

Edhe pse ishte vetëm 20 vjeç, ai ishte cilësuar si një prej mjeshtërve të shahut, për të tashmen por sidomos për të ardhmen.

Por fatkeqësisht, Yuri Eliseev është rrëzuar nga kati i 12-të i pallatit ku jetonte në Moskë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia tha se Eliseev ishte duke kaluar nga ballkoni në dritaren e apartamentit dhe në një moment ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

Edhe ekspertiza e konfirmoi aksidentin për të hedhur poshtë çdo dyshim të mundshëm të ndonjë vrasjeje.

Eliseev në vitin 2013 kishte fituar titullin “Mjeshtër” që në moshën 17-vjeçare dhe është cilësuar si një humbje e madhe për shahun rus. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje