Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdes foshnja 4 ditëshe në Pogradec, familjarët akuzojnë mjekët

Vdes foshnja 4 ditëshe në Pogradec, familjarët akuzojnë mjekët
October 03
10:08 2016

Një foshnje nga Pogradeci ka ndërruar jetë katër ditë pasi kishte lindur. Foshnja e çiftit Agron dhe Suela Hyka nga fshati Buzaishte lindi në maternitetin e Pogradecit para katër ditësh dhe mjekët  raportuan pas lindjes se fëmija ishte në gjendje shëndetësore të mirë.

Por pasditen e djeshme, fëmija kishte shfaqur komplikime dhe në orën 20:00 ishin nisur drejt Tiranës, por rrugës foshnja ka ndërruar jetë. Të tronditur, familjarët akuzojnë mjekët e spitalit të Pogradecit, të cilët u komunikuan pas lindjes se fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas denoncimit të babait të foshnjës, policia ka nisur procedimin penal ndaj mjekut pediatër për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”. Ndërkaq, foshnja është dërguar në morgun e spitalit ku do të kryhet edhe ekspertiza ligjore që do të zbardhë shkaqet e vdekjes.

“Procedimi ndaj tij filloi pasi dje, në maternitetin e Pogradecit, ka ndërruar jetë një foshnjë e porsalindur (gjinia mashkull) babai i të cilit shtetasi A.H, 33 vjeç, banues në fshatin Buzaishte-Pogradec, pretendon se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekut. Nga këqyrja e jashtme e kufomës nuk dallohen shenja ose probleme, ndërkohë pritet kryerja e autopsisë ditën e sotme nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes”,- citohet në njoftimin e policisë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje