Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdes bosi i mafias të “Cosa Nostra”-s, Bernardo Provenzano

Vdes bosi i mafias të “Cosa Nostra”-s, Bernardo Provenzano
July 13
12:31 2016

Për vite me radhë i diagnostikuar me kancer,  bosi i mafias italiane të “Cosa Nostras” ka ndërruar jetë në spitalin “San Paolo” të Milanos. 83-vjeçari vuante dënimin prej 11 prillit 2006 pas një arratie prej më shumë se katër dekadash.

Së bashku me Toto Riina-n, organizuan sulmin e Cosa Nostra-s, e cila shërbeu në vendosjen e diktaturës. Por ndryshe nga bosi tjetër i Corleone, Bernardo Provenzano mëshironte “shpirtin dialogues” që i shërbeu për të udhëhequr nga një shekull në tjetrin bandën kriminale pa qenë nevoja të përdorte plumba dhe tritol. Gjatë udhëheqjes së tij, ai ndryshoi kulturën e  “Cosa Nostra”-s duke i instruktuar njerëzit e tij që të negocionin dhe t‘i jepnin rëndësi të madhe dialogut.

“Qëndro i qetë, i qartë, korrekt dhe këmbëngulës, mos kundërshto çdo gjë që të thuhet, shndërro në përvojë çdo eksperiencë negative dhe sigurisht mos beso në gjithçka që të thuhet. Gjithmonë përpiqu që të zbulosh të vërtetën para se të flasësh dhe mos harro kurrë që para se të dalësh në një përfundim, duhet të kesh të paktën dy burime informacioni për të njëjtën çështje.”, shprehej ai ndër të tjera në një letër që cilësohet si manifesti i bandës nën drejtimin e tij.

Komento