Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdes adoleshenti, viktima e parë e lojës “Pokemon Go”

Vdes adoleshenti, viktima e parë e lojës “Pokemon Go”
July 20
21:31 2016

Loja “Pokemon Go” ka shkaktuar shumë probleme në vende të ndryshme të botës. Madje janë shënuar dhe viktimat e para si shkak i kësaj loje. Një i ri është vrarë dhe kushëriri i tij është plagosur pasi janë qëlluar kur ishin duke luajtur me “Pokemon Go” në Guatemalë.  Jerson Lopez de Leon vdiq pasi u sulmua nga Daniel Moises Picen në një rrugë ku ishte duke kërkuar krijesat virtuale. Nuk dihen ende shkaqet, por policia thotë se djemtë janë sulmuar për t’u vjedhur telefonin. Nëna e viktimës ka thënë  se nuk e di pse djali u largua nga shtëpia. Ai mori një telefonatë nga kushëriri, i cili i tha se do të shkarkonin një lojë.

Në vende të ndryshme të botës autoritetet kanë treguar probleme dhe incidente që kanë ndodhur si shkak i kësaj loje. Në New Brighton Merseyside disa të rinj kanë marrë një varkë në orët e para të mëngjesit për të vozitur në liqen për të kapur Pokemon-in dhe janë shpëtuar nga ekipi i shpëtimit të qytetit. Dy lojtarë të “Pokemon Go” u qëlluan në Florida nga i zoti i shtëpisë që kujtoi se ishin hajdutë. Në Bosnjë, autoritetet kanë paralajmëruar që lojtarët të shmangin zonat me mina për të kapur Pokemon-in. Në Indonezi nuk lejohet kjo lojë dhe së shpejti do të ndalohet që njerëzit të dalin në rrugë të kërkojnë krijesën virtuale.

Shperndaje