Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Vdekje për shqiptarët!” – vandalizohet shtëpia e alfabetit në Manastir

“Vdekje për shqiptarët!” – vandalizohet shtëpia e alfabetit në Manastir
November 22
14:23 2016

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Manastir të Maqedonisë, ku është vandalizuar shtëpia e alfabetit. Ngjitur me derën e thyer është gjetur një poster ku shkruhej “Vdekje për shqiptarët!” – raporton agjencia e lajmeve INA.

Kujtojmë se sot shqiptarët festojnë 22 nëntorin – ditën e alfabetit – ndërsa në Manastir pritet të mbahet një manifestim në lidhje me këtë datë historike për shqiptarët.

Edhe pse është bërë denoncim, deri në këto momente nuk ka persona të dyshuar për këtë akt.

Kujtojmë se në Maqedoni ka pasur herë pas here situata urrejtjeje mes personave të caktuar nga shqiptarët e maqedonasit, me parulla që përhapen shpesh në ambiente publike, si stadiumet, sallat sportive apo si rasti i sotëm. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje