Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja e turistit rus në Himarë, policia kontroll të gjitha mjeteve ujore

Vdekja e turistit rus në Himarë, policia kontroll të gjitha mjeteve ujore
August 04
13:55 2016

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë, Policia Kufitare ka ndërmarrë një aksion për kontrollin e mjeteve ujore. Bëhet me dije se janë shoqëruar disa persona bashkë me mjetet ujore në të cilat ndodheshin. Ky aksion është kundërshtuar nga operatorët turistikë, të cilët janë shprehur se në bordet të mjeteve ka turistë të shumtë.

Policia e Shtetit ua la përgjegjësinë për këtë ngjarje të rëndë autoriteteve vendore. Ajo deklaroi se në adresë të Bashkisë Himarë janë dërguar gjashtë shkresa për marrjen e masave ndaj mjeteve ujore.

Denis Kaiumov, banues në Saint Petersburg, Rusi, është viktima e ngjarjes së djeshme në Himarë. Ai ishte duke pushuar në këtë zonë bregdetare nën shoqërinë e bashkëshortes dhe vajzës së tij. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje