Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja e turistit rus në Himarë, i akuzuari kallëzon oficerin e policisë

Vdekja e turistit rus në Himarë, i akuzuari kallëzon oficerin e policisë
August 12
19:39 2016

Fatmir Kuçi, biznesmeni që akuzohet se shkaktoi vdekjen e turistit rus pas goditjes me mjet lundrues, ka kallëzuar në prokurori përmes avokatit të tij, oficerin e Policisë Gjyqësore në Vlorë.

Në kallëzimin penal, avokati i të ndaluarit akuzon oficerin se refuzoi të shkonte në vendngjarje, veprim që shkaktoi konfuzion mbi ngjarjen.

Pak ditë më parë, avokati i Fatmir Kuçit akuzoi një tjetër oficer se ka marrë në pyetje djalin e mitur të biznesmenit pa praninë e psikologut dhe prindërve. Fatmir Kuçi akuzohet për vdekjen e turistit rus Denis Kaiumov, 43 vjeç, paraditen e 3 gushtit. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje