Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja e tifozit në stadium, pezullohet polici që dyshohet se e shtyu

Vdekja e tifozit në stadium, pezullohet polici që dyshohet se e shtyu
April 07
09:18 2016

Një përfundim tragjik ka qenë ai i ndeshjes së djeshme Flamurtari-Kukësi, ku një tifoz ka humbur jetën në shkallët e stadiumit. Pas vdekjes së tij, mësohet se është pezulluar nga detyra efektivi i policisë që dyshohet se e shtyu tifozin Mikel Selmanaj.

Dyshohet se 42-vjeçari u rrëzua pasi u shty nga polici. Një tifoz tjetër deklaroi se e kishte parë vetë policin që kishte shtyrë 42-vjeçarin.

“E kam par me syt e mi nese sbesoni hapni kamerat e pallatit se ka shumë kamera që të kontrolloj vendin ku personi ndroj jet. E ka hedhur një polic. E ka kapur na krau majt dhe e ka hedhur që na shkallet”, deklaroi mbrëmë një prej tifozëve.

Policia ka nisur hetimin për ngjarjen, ndërkohë që pritet edhe ekspertiza mjekoligjore e trupit të viktimës për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje