Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja e shtatzënës, prokuroria: 45 ditë burg për dy mjekët

Vdekja e shtatzënës, prokuroria: 45 ditë burg për dy mjekët
September 19
11:10 2016

Prokuroria e Tiranës ka çuar në gjykatë dosjen ku kërkon dënimin me 45 ditë burg për dy mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni” lidhur me vdekjen e 35-vjeçares dhe foshnjës së saj.

Mjekët primarë në këtë maternitet, Dritan Decka dhe Helidon Klosi, u ndaluan mbrëmjen e së shtunës, pasi nga hetimet u konstatua neglizhencë dhe mjekim i pakujdesshëm i gruas shtatzënë.

Mjekët në maternitetin “Koço Gliozheni” nuk kanë mundur të kuptojnë diagnozën e 35-vjeçares dhe e kanë orientuar drejt shërbimit të urgjencës për probleme kardiake. Diagnoza “Hemorragji masive në pjesën e shpretkës”  është vënë me shumë vonesë, pas disa orë sorollatje të gruas shtatzënë.

Aida Çajku, nënë e dy fëmijëve të tjerë, humbi jetën në muajin e nëntë të shtatzënisë teksa priste të sillte në jetë një vajzë. /Blitz.al/

 

Etiketimet
Shperndaje