Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj, reagon Policia Greke

Vdekja e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj, reagon Policia Greke
August 18
13:46 2016

Policia greke ka reaguar zyrtarisht për vdekjen e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj. Në një komunikatë për mediat, Policia Greke shprehet për vdekjen e shqiptarit në stacionin policor grek të policisë “Kato Patisia”, se ka nisur hetimin dhe të dhënat i janë dërguar Prokurorisë së Athinës që më 11 gusht 2016, bashkangjitur ekspertizën ligjore.

Autoritetet e Athinës i kanë dërguar një letër Ambasadës Shqiptare lidhur me ngjarjen ende të pazbardhur, shkruan “Syri.net”. Viktima kishte një vendim gjykate “detyrim paraqitje” në polici, ku pas paraqitjes duke respektuar ligjin dhe vendimin e gjykatës, Marnikollaj nuk u kthye më.

Njoftimi i Policisë Greke:

“Me rastin e raportimeve në mediat shqiptare për vdekjen e shqiptarit që u rrëzua nga kati i dytë i Rajonit të Policisë në Patisia më 3 gusht 2016, vijon si më poshtë:

Në Policinë e Athinës ka nisur një hetim paraprak, materiali i është dorëzuar Prokurorisë së Athinës, përfshirë edhe raportin mjeko-ligjor.

Paralelisht, i është dërguar një letër Ambasadës Shqiptare për incidentin, ku i kërkohet të informojë familjarët e viktimës”.

Sipas autopsisë në Shqipëri, 28-vjeçari nga Lezha Pëllumb Marnikollaj humbi jetën si pasojë e dhunës nga policët grekë. Ndërsa autoritetet helene pretendojnë se viktima u rrëzua nga kati i dytë i rajonit të policisë, pasi tentoi që të arratisej duke u hedhur nga dritarja.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje