Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja e shqiptarit në Greqi, familjarët protestë para Ambasadës Greke: Na e vranë Pëllumbin!

Vdekja e shqiptarit në Greqi, familjarët protestë para Ambasadës Greke: Na e vranë Pëllumbin!
September 08
11:32 2016

Ditën e sotme, pranë Ambasadës Greke në kryeqytet janë zhvilluar protesta nga familjarët dhe të afërmit e 28- vjeçarit të vrarë pak ditë më parë në Greqi, të cilët kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes.

Bëhet fjalë për shtetasin Pëllumb Marnikollaj  i cili humbi jetën pak ditë më parë në Greqi në një rajon policie. Ai ishte arrestuar për vjedhje, duke bërë 7 vite burg dhe prej 4 muajsh gjykata e kishte liruar, duke e lënë në detyrim paraqitje.

“Na e vranë Pëllumbin, “U treguat të pabesë”, “Kjo nuk është drejtësi” ishin disa prej pankartave që mbanin në duar të afërmit e ardhur sot nga Lezha. Familjarët e tij kanë dyshime se shkaku i vdekjes ka qenë dhuna e ushtruar nga ana e policisë greke dhe kanë pohuar se do të vazhdojnë të protestojnë deri sa të zbardhet shkaku i vrasjes.  Pas disa ditësh kërkime, trupi i pajetë i emigrantit u gjet në frigoriferin e varrezave “Agio Anargioro”, gati për t’u varrosur, duke u klasifikuar si kufomë pa identitet. Të afërmit janë shprehur se policia greke ka tentuar ta varrosë trupin e viktimës si një person pa identitet dhe se ata janë lajmëruar shumë vonë se Pëllumb Marnikollaj kishte humbur jetën.

Autoritetet greke pretendojnë se  Pëllumb Marnikollaj humbi jetën pasi u hodh nga kati i tretë në përpjekje për t’u arratisur. Ekspertiza mjeko-ligjore në Shqipëri tregon se ndaj 28-vjeçarit është ushtruar dhunë. Më herët, Ministria e Jashtme Shqiptare ka deklaruar se po e ndjek këtë çështje përmes Ambasadës Shqiptare në Athinë. Diplomatët tanë në Greqi bënë me dije disa ditë më parë se ekzistojnë filmime që tregojnë vdekjen e shqiptarit në rajonin e policisë në Greqi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje