Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja e shqiptarit në Greqi, ekspertiza: Me kafkë të thyer e organe gjenitale të nxira

Vdekja e shqiptarit në Greqi, ekspertiza: Me kafkë të thyer e organe gjenitale të nxira
October 21
11:09 2016

Së fundi ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta në një rajon policie në Greqi.  Sipas ekspertizës, në trupin e viktimës janë konstatuar shumë shenja në pjesë të ndryshme të trupit, edhe pse nuk përcaktohet saktësisht se nga se i janë shkaktuar plagët dhe shenjat në trup.  Vdekja e Marnikollajt ka ardhur si pasojë e thyerjes së kafkës e gjithashtu kishte dëmtim të veshkave dhe nxirje të organeve gjenitale.

Pëllumb Marnikollaj gjeti vdekjen më 3 gusht në rajonin e policisë të Patisjas në Athinë, pasi ishte paraqitur si zakonisht për të dhënë firmën, pasi kishte një urdhër detyrim paraqitje një herë në muaj lëshuar nga gjykata e Athinës. Çështja tashmë i ka kaluar prokurorisë dhe po ndiqet edhe nga avokatët Thanasis Kambajanis dhe Mimoza Caca. Policia greke ka raportuar versionin se shqiptari është vetëhedhur nga kati i dytë i rajonit pasi kuptoi se kishte një tjetër urdhër arresti për të. Ndërkohë familjarët hedhin dyshimin se djali i tyre është keqtrajtuar dhe dhunuar nga policia greke. Veç nxjerrjes së ekspertizës, dje dosja e të riut Pëllumb Marnikollaj i ka kaluar prokurorisë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje