Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja e Pëllumb Marnikolaj në Greqi, ambasada shqiptare notë verbale qeverisë greke

Vdekja e Pëllumb Marnikolaj në Greqi, ambasada shqiptare notë verbale qeverisë greke
August 15
11:06 2016

Ambasada shqiptare në Greqi është duke hartuar një notë verbale ndaj qeverisë greke lidhur me vdekjen në rrethana të dyshimta të shqiptarit Pëllumb Marnikolaj në Greqi. “News 24” bën me dije se ambasada po punon gjithashtu për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe misterioze.

“Jemi të vendosur dhe do t’i shkojmë çështjes deri në fund për zbardhjen e të vërtetës dhe do të kërkojmë me këmbëngulje nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë, si dhe ndëshkimin e tyre”,-  ka deklaruar ambasada.

Dyshohet se i riu shqiptar është keqtrajtuar deri në vdekje nga punonjësit e policisë, një rast i ngjashëm me atë të shqiptarit Ilia Kareli. Pritet që raportet zyrtare mbi ngjarjen të bëhen publike në ditët në vijim. /Blitz.al/