Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja e Kastros, festojnë azilantët kubanë

Vdekja e Kastros, festojnë azilantët kubanë
November 26
13:42 2016

Ndarja nga jeta e ish-liderit kuban Fidel Kastro është pritur me brohoritje dhe festë në rrugë nga mijëra kubanë që jetojnë sot në SHBA, të larguar me dhunë ose nga frika e regjimit totalitar të drejtuar nga Kastro.

Ndërkohë, nuk paraqitet e njëjta panoramë në Kubë, ku pavarësisht ndryshimit të liderit, duke qenë se tashmë drejton Raul Kastro me politika më të buta, qytetarët nuk e kanë mposhtur plotësisht frikën për të festuar vdekjen e ish-diktatorit gjakatar Kastro.

Kuba zyrtare ka bërë me dije se do të mbahen 9 ditë zi për ish-liderin që drejtoi vendin për gati 50 vjet me radhë.

Ndërkohë që mendimet e liderëve botërorë sot për Kastron kanë qenë të ndryshme dhe variojnë nga vlerësimet te kritikat. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje