Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja e gruas shtatzënë, lirohen dy mjekët e ndaluar

Vdekja e gruas shtatzënë, lirohen dy mjekët e ndaluar
September 20
14:14 2016

Nga: Anduena Llabani

Dy obstetër-gjinekologët, Helidon Klosi dhe Dritan  pritet të rikthehen në maternitet për të vijuar punën e tyre. Me pranga në duar ata janë paraqitur rreth orës 10:00 në gjykatën e Tiranës, për t’u njohur me masën e Sigurisë.

Pas një seance e cila zgjati më shumë se 1 orë, Gjykata e Tiranës la të lirë dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”. Ata u ndaluan me urdhër të Prokurorisë, me akuzën për neglizhencë në detyrë.

Ndaj tyre u vendos masa “detyrim paraqitje’ deri në përfundim të hetimeve. Një ditë më parë prokurorët kërkuan 45 ditë arrest me burg, kohë e cila do të mjaftonte për të përftuar prova të reja ndaj mjekëve. Pas seancës së vlerësimit të masës, Prokuroria tha se do të vijojë hetimet edhe në spitalet e tjera ku është paraqitur nëna shtazënë e cila humbi jetën bashkë më foshnjën e saj në barkë, në muajin e nëntë, mbrëmjen e 16 shtatorit.

Dy mjekët të cilët edhe në këtë seancë janë mbeshtetur nga shumë kolegë që kishin mbushur ambjentet e gjykatës, kanë ngritur alibin e tyre për akuzat. Ata janë mbrojtur në dëshminë e tyre se jeta e gruas dhe fëmijës së saj nuk ishte kompetencën e tyre dhe se vdekja ka ardhur nga tensioni shumë të ulët dhe parametrat e gjakut. Vdekja e 35- vjeçares Aida Çajku,ka ardhur pasi ajo është mbajtur në QSUT, aty ku mbahen edhe apraturat e posaçme për të kryer ekzaminime.

Avokatët e mjekëve kanë deklaruar gjithashtu se gruaja kishte 5 muaj pa bërë asnjë analizë.

Avokatët:

“Nuk është përgjegjësia jonë sepse ne nuk kemi konstatuar probleme të barrëlindjes. Duke mos patur aparatura dhe specialistë të mirëfilltë e pamë të arsyeshme ta nisnim në qendrën multidisiplinare. Por ne nuk kemi skaner dhe aparatura për të përcaktuar shkakun dhe gjakderdhjen. Nuk mund të ndërhynim. Abdomeni akut ka disa shkaqe të njohura dhe të panjohura. Ne kemi menduar që në qendrën multidisiplinare mund t’i jepej ndihmë më e shpejtë sepse ka edhe specialistë. Pranë maternitetit nuk ka kirurg, kardiologë apo mjekë të specialiteteve të tjera”, kanë deklaruar ata.

Aida Çajku ndërroi jetë mëngjesin e 16 shtatorit pas një ‘odiseje’ vuajtjesh dhe transferimesh sa në njërin spital në tjetrin. As foshnja saj, e seksit femër nuk mundi të mbijetojë./Blitz.al/

Shperndaje