Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Vdekja e futbollistit Emiliano Sala: hetimi zbulon detaje të reja tronditëse

Vdekja e futbollistit Emiliano Sala: hetimi zbulon detaje të reja tronditëse
August 14
19:19 2019

Futbollisti Emiliano Sala ndërroi jetë pak muaj më parë, teksa avioni i tij humbi kontrollin dhe u përplas. Hetimet e reja kanë zbardhur disa detaje mbi shkaqet e ngjarjes.

Futbollisti dhe piloti i avionit David Ibbotson ka shumë gjasa të jenë helmuar nga tymi i monoksidit të karbonit. Testet e toksiologjisë tregojnë nivelet e karboksihemoglobinës – të formuara në gjak kur ekspozohemi ndaj monoksidit të karbonit- të cilat ishin aq të larta sa kanë sjellë pasojat fatale. Duke qenë se kabina e pilotit nuk ishte e ndarë nga pjesa tjetër, kjo ka ndikuar dhe në gjendjen shëndetësore të tij.

Simptomat e helmimit nga monoksidi i karbonit fillojnë që nga gjykimi i rënduar, konfuzim, vizion jo i qartë, paaftësi për t’u koordinuar, humbje ndjenjash e deri në atak kardiak që ka gjasa të ketë ndodhur dhe në rastin e Sala. Gazi prodhohet në motorin e avionit dhe supozohet të dalë jashtë nëpërmjet sistemit të shkarkimit. Por rrjedhjet në sistemin e ngrohjes dhe ventilimit mund të bëjnë që ai të kalojë në kabinën e pilotit e në të gjithë avionin.

AAIB nuk ka publikuar ende një raport përfundimtar, por këto detaje çojnë në një zhvillim të ri të dinamikës së ngjarjeve. /Blitz.al/

Share