Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja e foshnjës në Pogradec, shefi i pavijonit: Pati infeksion në lëkurë

Vdekja e foshnjës në Pogradec, shefi i pavijonit: Pati infeksion në lëkurë
October 03
12:30 2016

Pas akuzave të prindërve për vdekjen e foshnjës së tyre të porsalindur në maternitetin e Pogradecit, ka reaguar shefi i pavijonit të këtij materniteti, Ilia Gusho.

Në deklaratën e tij, ai fillimisht ka shprehur keqardhjen për vdekjen e foshnjës, që sipas tij lindi normalisht dhe nuk pati asnjë problem gjatë operacionit.

“Vetëm pas 12 orësh foshnja pati infeksion në lëkurë, pati një nxirje të menjëhershme dhe e nisëm në Tiranë. Gjatë rrugës ai humbi jetën. Nuk është vonuar në nisje”,- është shprehur ndër të tjera ai për “News24”, teksa ka hedhur poshtë akuzat pasi foshnja ka marrë mjekimin e nevojshëm.

“Ka marrë trajtimin e nevojshëm. Gjendja u rëndua në orën 19:00 të darkës dhe në orën 20:00 u nis për në Tiranë”,- ka theksuar mjeku Ilia Gusho. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje