Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja e elektricistit në Shkodër, Rama: Ndershmëria nuk përbën lajm

Vdekja e elektricistit në Shkodër, Rama: Ndershmëria nuk përbën lajm
August 12
18:57 2016

Kryeministri Edi Rama ka reaguar disa minuta më parë për incidentin tragjik të ndodhur dje në Shkodër. Një punonjës i OSHEE-së humbi jetën ditën e djeshme për shkak të plagëve të shkaktuara nga sulmi me thikë i një debitori, të cilit i ishte ndërprerë energjia elektrike.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë reagon ashpër ndaj Partisë Demokratike që qëndron indiferente përballë këtij incidenti të rëndë dhe mediave që, sipas kryeministrit, shkojnë përtej lajmeve reale dhe publikojnë vetëm gënjeshtra dhe fantazi.

“Babai që la jetim një djalë 17-vjeçar, pse nuk pranoi t’i lidhte korentin në mënyrë të paligjshme një kafshe me dy këmbë, është shumë jashtë modës së imponuar nga kultura vulgare, për të cilën çdo njeri që punon për shtetin është hajdut, i paaftë, fanatik etj. etj.

Zamir Velaj nuk është viktima e parë e agresionit të egër fizik kundër punonjësve të OSSHE-së. Të tjerë janë goditur më parë, janë terrorizuar, plagosur, kanë luftuar me vdekjen në spitale apo kanë humbur edhe jetën, qysh se nisi reforma historike e energjisë! Po njësoj si Zamiri, nuk kanë bërë lajm thuajse fare, sepse lajmet nga ky sektor dhe kuja politike e mediatike u është rezervuar qysh në fillim, vjedhësve “të shkretë” të energjisë”, – shkruan Rama.

Ai shprehet se kjo ngjarje ndodhi për shkak se njerëz si viktima bëjnë detyrën në një terren të vështirë, kundër kulturës mizerabël të vjedhjes e të justifikimit të vjedhjes së dritave, karakteristikë e një qeverie që thotë “vidhi dritat po votën ma jep mua”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje