Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja e Almirit, shqiptarët hakmerren. Rrahin vëllanë e atij që përplasi 4-vjeçarin

Vdekja e Almirit, shqiptarët hakmerren. Rrahin vëllanë e atij që përplasi 4-vjeçarin
July 05
10:13 2016

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë të shënuar në Kumanovë, ku 4-vjeçari shqiptar Almir Aliu humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një mjet që drejtohej prej një shtetasi maqedonas, shqiptarët kanë vendosur të hakmerren.

Rreth 20 shqiptarë të armatosur me thika dhe doreza hekuri mësohet se kanë sulmuar vëllanë e maqedonasit B. Iliç që akuzohet se shtypi të miturin shqiptar, i cili nuk mundi tu rezistojë plagëve të marra.

“Kam pesë prerje të thella me thika dhe vazhdimisht jam goditur me objekte të forta. Kundër njërit prej sulmuesve nuk është ngirtur as akuzë ndërkohë që ende zhvillohen protesta kundër vëllait që shqiptarët e cilësojnë terrorist. Ende nuk është shkruar e vërteta për këtë rast.”, ka thënë Boban, vëllai i të akuzuarit si përgjegjës i vrasjes të Almirit.

Burimi: Indeksonline

Etiketimet
Shperndaje