Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja e 17-vjeçarit në Sharrë, PD: Veliaj ka kryer 7 vepra penale

Vdekja e 17-vjeçarit në Sharrë, PD: Veliaj ka kryer 7 vepra penale
September 06
10:33 2016

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e akuzon për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj rreth një muaj më parë në landfillin e Sharrës.

Opozita shprehet se ekspertët e PD-së kanë zbuluar të gjitha shkeljet e kryebashkiakut dhe bëhet fjalë për shtatë të tilla:

1- ”Shpërdorim detyre”, neni 248 KP

2- “Shpërdorimi i kompetencave”, neni 164 KP

3- “Punësimi i paligjshëm”, neni 170/a KP

4- “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, neni 251 KP

5- “Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti”, neni 256 KP

6- “Përfitimi i paligjshëm i interesave”, neni 257

7- “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankandeve”, neni 258

Në deklaratën e saj, PD shprehet se zanafilla e paligjshmërisë nis me krijimin e shoqërisë “Eco Tirana”, me dhënien e 49% të kapitaleve një firme italiane, pa zhvillimin e asnjë gare apo konkursi. “Shoqëria “Eco Tiana” përfiton nga veprimet e kryetarit të bashkisë, pa kundërshpërblim, pronësinë dhe të drejtën e administrimit të mbetjeve urbane të riciklueshme të Tiranës për 25 vite që përbëjnë 200 mijë tonë mbetje urbane në vit. Kjo pronë e luajtshme e Bashkisë së Tiranës përbën një burim të madh potencial të ardhurash për administruesin dhe poseduesin e saj dhe kalimi i kësaj prone publike një shoqërie me aksionerë privatë, pa kundërshpërblim, përbën shpërdorim detyre gjithashtu”,- citohet ndër të tjera në kallëzimin penal.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje